Lideri i vrarë i iniciativës qytetare “Serbia Demokracia Drejtësia”, Oliver Ivanoviq është gjuajtur nga një armë automatike, “Heckler & Koch”, dhe jo siç ishte njoftuar më parë nga një armë nëntëshe e gjatë, shkruan sot “Večernje novosti”.
Siç specifikohet, të dhënat e marra nga autoritetet hetuese në Mitrovicë tregon se vrasësi kishe edhe bashkëpunëtorin e tij si shoferi i automjetit me tw cilwt në mëngjes kishin ndjekur ndjeke Olier Ivanoviqin nga banesa e tij në rrugën “Lola Ribar”, duke kaluar monumentin e “Princ Lazar”, pas të cilës ai ishte zënë në pritë para zyrave të partisë në rrugwn “Sutjeskoj ulici”, transmeton Indeksonline.
Kur Ivanoviqi arriti pranë portës së oborrit ku ndodheshin zyrat e SDP, vrasësi hapi zjarr mbi të nga ulësja e pasme, pretendon “Novosti” në shkrimin e saj të sotëm.
Sipas rezultateve të autopsisë, Ivanoviq u godit me gjashtë plumba në pjesën e sipërme të gjoksit. Plumbat kishin goditur disa nga organet vitale ku supozohej se kishte vdekur para ardhjes së ambulancës, sipas gazetës.
Vrasësit, sipas “Novosti”, u arratisën me të njëjtën makinë drejt Shkollës Mjekësore dhe fshatit Brđani, ku veturës së tipit “Opel Astra” iu vu flaka në rrugën “Vojvodina Ulici”.
Edhe pse automjeti i djegur u gjet shpejt, në të nuk u gjetën gjurmë. Duke kujtuar se Shërbimi Policor i Kosovës për rajonin e Veriut kishte publikuar foto të “Opel Astrës”, me të cilën kriminelët shpëtuan.
Ende nuk është vërtetuar se si dhe kur ky automjet hyri në territorin e KiM-it (Kosovës) dhe informacioni nga policia serbe arriti që pronari i fundit i automjetit ishte një grua që e shiti atë në një skrap të automjeteve, thuhet ne listën e provave që ka siguruar “Novosti”. /Indeksonline/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...