Mediat serbe kanë publikuar sot një dokomunet në bazë të të cilit pretendojnë se disa shtete përendimore po bëjnë presion ndaj 24 vendeve të cilat kanë qëndrim kundër ose abstenues ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Srpksi telegraf”, duke i’u referuar dokumentit të cilit ata e kanë publikuar sot, shkruan se shtetet e perëndimit do të bëjnë presion në vendet të cilat kanë më së shumti influencë, transmeton lajmi.net.
Kështu sipas këtij dokumenti të publikuar nga media serbe, Franca, Malta dhe Austria janë të ngarkuara për të bërë presion dhe lobim në shtetin e Algjerisë. Gjermania dhe Austria në Armeni. Ndërkaq që SHBA-të, Britania e Madhe dhe Austria në Bahamas.
Sipas këtj dokumenti, Austria do të tregohet shumë aktive në lobimin e saj për Kosovën duke bërë presion edhe tek Sllovenia, Sllovakia, Vatikani, Bhutani dhe Meksiko.
“Është e qartë që Londra dhe Uashingtoni janë prapa kësaj liste, ngase aktualisht SHBA-të e udhëheqin politikën e jashtme të Kosovës”, citohet të ketë thënë një burim i “srpski telegraf”.
Megjithatë, ky dokument nuk është ende diçka e verifikuar, ndërsa që askush nuk është deklaruar për këtë çështje.
Ky shkrim është shpërndarë në mediat serbe, duke përfshirë edhe gazetën e Beogradit, “Republika”.

“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...