Raportimi për vrasjen e kryetarit të SDP-së, nga Mitrovica e veriut, Oliver Ivanoviq, po vazhdon edhe më tej të jetë në qendër të vëmendjes në mediat serbe.
E përditshmja “Kurir” në ballinën e sotme ka të vendosur një fotografi të Ivanoviqit dhe veturës nga e cila u vra ai.
Sipas këtij shkrimi thuhet se vrasësi kishte kohë që përcillte Ivanoviqin për një javë rresht.
“Vrasësi i njihte zakonet dhe vendi ku ai u vra nuk është e rastit. Ai e dinte çdo veprim të tij. Rreth një javë vetura sillej rreth selisë së partisë së Ivanoviqit”, thuhet në këtë shkrim.
“Kurir”, shkruan më tej se vrasësi e kishte zgjedhur me kujdes momentin e likuidimit.
Ndryshe, Ivanoviq u vra më 16 janar me gjashtë plumba në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicën veriore. Vdekja e tij ngjalli reagime nga zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës, Serbisë dhe të komunitetit ndërkombëtar./Gazeta Express/

Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...
PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nesër mbledh ...
Kryeziu-Hyseni: Vendimi i Kushtetueses tregon qartë se VV-ja...
Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca
Kusari-Lila: E rëndësishme që të ketë kompromis për zgjedhje...