Për tri ditë me radhë në Prishtinë është mbajtur Sunny Hill Festival. Ky festival është më shumë se thjesht argëtim; ai është kthyer në një lëvizje shoqërore që përfaqëson aspiratat e një kombi të tërë.
Festivali, i cili ka mbledhur pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe vende të tjera të Evropës e më gjerë, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.
Shumë prej tyre kanë shkruar për këtë ngjarje që tashmë është shndërruar në një imazh pozitiv të Republikës së Kosovës.
Media botërore si BBC, Vogue, The Guardian, Daily Mail e të tjera, kanë pasqyruar festivalin në raportimet e tyre.
Kur Sunny Hill u lansua në vitin 2018, misioni i tij i parë ishte të korrigjonte një padrejtësi moderne hartografike.
Me dekret presidencial, yllit botëror Dua Lupa, presidentia e Kosovës, Vjosa Osmani ia dha shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Festivali Sunny Hill është një festival ndërkombëtar vjetor i muzikës që mbahet në Prishtinë, Kosovë, i organizuar nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa. Ai është kthyer në festivalin më të madh të muzikës në Kosovë, rajon e më gjerë./rtk
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...