Mediumi malazias “Borba” shkruan sot se kandidati i VV-së për kryeministër të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka ofruar Podgoricës zyrtare një marrëveshje për aleancë kundër Serbisë.
E për një marrëveshje të tillë thonë se kreut të VV-së i duhet Partia Socialdemokrate e Milo Gjukanoviqit.
Sipas asaj që shkruan ky medium, thuhet se në këmbim të kësaj aleance, Albin Kurti ka thënë se nuk do të rihapë më çështjen e demarkacionit Kosovë – Serbi.
“Sapo të marr përsipër postin e kryeministrit do të takohem me homologun malazez dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”, citohet të ketë thënë Albin Kurti.
Gazeta thotë se Kosova tashmë e sheh Malin e Zi si aleatin e saj të vetëm kundër Beogradit, duke qenë se tashmë Tirana zyrtare po e mbështet krijimin e projektit të quajtur “minishengen”.
Tutje kanë përmendur edhe deklaratat e kreut të VV-së lidhur me atë se raportet Kosovë – Mal i Zi janë shumë të mira dhe se Prishtina e vlerëson mbështetjen e Podgoricës kur bëhet fjalë për pavarësinë.
Ndryshe marrëveshja për demarkacionin në mes dy shteteve është ratifikuar në dy Kuvendet respektive, dhe tashmë mbetet në dorën e Malit të Zi nëse dëshiron të rihapë atë apo jo. Kështu ka deklaruar ish-kryeministri, Isa Mustafa. /Express/
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...