Për vrasjen e Oliver Ivanoviq kanë filluar të shkruajnë edhe mediat e huaja.
Gazeta prestigjioze britanike “The Independent” ka shkruar për vrasjen e Ivanoviq duke cituar avokatin e tij, Nebojsha Vlajic i cili e ka konfirmuar vrasjen e tij, transmeton Arbresh.info.
“Mediat serbe njoftuan se sulmuesit e panjohur hapën zjarr ndaj Ivanoviç përpara zyrave të partisë së tij për Iniciativën Qytetare”, thuhet në shkrimin e Independent.
Në shkrim thuhet më tutje se 64-vjeçari ishte një nga politikanët kryesorë në Kosovën veriore të mbizotëruar nga serbët, një ish-krahinë serbe, ku tensionet mbetën të larta një dekadë pasi Kosova shpalli pavarësinë.
Një gjykatë e Kosovës e dënoi zotin Ivanoviç për krime lufte gjatë luftës së 1998-99. Ky vendim u përmbys dhe një rigjykim ishte duke u zhvilluar./Arbresh.info
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...