Mediat e huaja botërore kanë raportuar rreth asaj që ndodhi me Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it.
Gazeta prestigjioze Diepresse ka raportuar për mos pranimin e Kosovës në INTERPOL duke e konsideruar diplomacinë e Serbisë si njërën nga shkaktarët e kësaj çështjeje.
“Prishtina priste rezultatin, por Beogradi ishte i kënaqur. Serbia kishte ndërhyrë intensivisht në prag të pritjes së Kosovës,” shkruan kjo gazetë, transmeton arbresh.info.

Edhe AssociatedPress ka raportuar për refuzimin e Kosovës për t’ju bashkuar tashmë 194 vendeve anëtare të INTERPOLIT.
“Përkrahur nga aleati i saj Rusia, Serbia ka lobuar kundër hyrjes së Kosovës në Interpol. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të vitit 2008 nga Serbia,” shkruan AP.

Kosova nuk merr votat e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...