Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Mamli Krasniqi i është gëzuar fitores së medaljes së bronztë të xhudistes Laura Fazliu në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se është krenar për secilin lojtar që ka punuar që ato medalje të bartin flamurin e Kosovës, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Fitoreeeee! Laura Fazliu ia solli Kosovës medaljen e vetme olimpike e cila i mungonte: të bronztën.
Medalja e pestë Olimpike për Kosovën, për xhudon tonë, në vetëm tri olimpiada.
Sot është përsëri momenti për t’i thënë faleminderit Driton Kukës, Majlinda Kelmendit dhe të gjithë ekipit dhe xhudistëve tanë të jashtëzakonshëm.
Jam krenar me secilin prej jush dhe shumë me fat që bashkë kemi punuar që këto medalje të bartin flamurin e Kosovës.
aleminderit nga zemra edhe për një kampanjë fantastike në Lojërat Olimpike. Ju lumtë!/Arbresh.info
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...