Me zhurmues të montuar në vetura, Policia në Prizren i gjobit me nga 500 euro shoferët

16:55 | 14 Gusht 2025
E.G

Disa shoferë janë gjobitur në Prizren pasi që veturat e tyre kishin zhurmues të montuar.

Sipas policisë, ndaj tyre është shqiptuar gjobë 150 euro.

Gjithashtu, policia ka shqiptuar gjoba deri në 500 euro edhe për tejkalim të shpejtësisë.

“Ndaj pronarëve të automjete është kërkuar që të evitohen ndryshimet e pa lejuara dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për përdorimin e zhurmuesit të paautorizuar (150 €), si dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike (500 €)., përveç zhurmave gjoba janë shqiptuar edhe për shkelësit për tejkalim të shpejtësisë, e disa deri 500 euro.”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit publik, sigurisë rrugore dhe qetësisë së qytetarëve. Përmes bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin dhe përdorimit të mjeteve digjitale si aplikacioni “Raporto Policinë”, fuqizohet reagimi i shpejtë dhe parandalimi i shkeljeve.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale