Një shtetas i huaj është arrestuar në Prishtinë pasi ishte në kërkim me urdhër arrest nga Suedia i dyshuar për krim të organizuar, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 52, 480€ para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lagjja Marigona / 01.12.2025 – 22:30. Njësitë e taskforcës kanë ndaluar dhe arrestuar një mashkull shtetas të huaj, i dyshuar lidhur me një rast krim i organizuar. I njëjti po ashtu kishte edhe urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Suedisë. Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 52 480€ para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...