Më shumë votues sesa popullsi. Kjo është historia që do t’i përsëritet edhe këtë herë Kosovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Sipas Agjencisë së Statistikave, Kosova llogaritet t’i ketë diçka më shumë se 1 milion e 770 mijë banorë, kurse në zgjedhjet lokale këtë herë KQZ-ja ka certifikuar listën përfundimtare, e cila përmban 1 milion e 890 mijë e 952 votues.
Njohësit e proceseve zgjedhore vlerësojnë se puna e deritanishme e KQZ-së nuk është e mjaftueshme për t’u arritur një nivel i kënaqshëm apo edhe pastrimi total i listave zgjedhore, transmeton zeri.info.
Ndërkohë, KQZ-ja ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i pastrimit të listave për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ku theksojnë se janë larguar rreth pesë mijë qytetarë të vdekur apo që kanë ndërruar shtetësinë. Zëdhënës të këtij institucioni bëjnë të ditur se me ndihmën e Agjencisë së Regjistrimit Civil Qendror është arritur të bëhet identifikimi i atyre që më nuk gëzojnë të drejtën për të votuar.
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë