Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

13:19 | 7 Dhjetor 2025
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas IHMK-së, dita e hënë do të nisë me mot të vranët dhe vende-vende me riga shiu, shkruan Arbresh.info.

Nga e marta pritet stabilizim i kushteve meteorologjike, pasi vendi ynë do të ndikohet nga masa ajri me presion të qëndrueshëm atmosferik, të cilat do të kushtëzojnë mot më stabil dhe temperatura rreth vlerave të mesatareve për këtë periudhë.

Gjatë ditëve të ardhshme parashihen edhe intervale me diell, ndërsa erërat do të fryjnë mesatare deri lokalisht të forta, kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja.

Të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të vështirësojë qarkullimin në komunikacion, prandaj pjesëmarrësve në komunikacion ju këshillojm kujdes të shtuar.

E hënë

Moti i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale: 2 deri 4°C

Temperaturat maksimale: 5-8°C

Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s..

E martë

Mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale: -2 deri 0C

Temperaturat maksimale:7-10°C

Era: nga veriperendimi, me shpejtësi 1-5m/s

E mërkurë

Moti i vranët dhe me interval me diell.

Temperaturat minimale: -1 deri 1 °C

Temperaturat maksimale: 9-12°C

Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

E enjte

Mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale: -1 deri 2°C

Temperaturat maksimale: 7-10°C

Era: nga jugperendimit, 1-5 m/s

E premte

Mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat mnimale: 1-4 °C

Temperaturat maksimale: 7-9°C

Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale