Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi thotë se autoritetet serbe e kanë dërguar në prokurori dhe gjyq, sa herë që ka ngritur flamurin shqiptar në ndërtesën komunale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi u shpreh se diçka të tillë e bëri sërish këtë të hënë me rastin e 28 nëntorit, që përkon me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Arifi bëri të ditur se ndërtesa e Komunës së Preshevës është vëzhguar në 24 orët e fundit, nga policia lokale, por edhe nga shërbimet sekrete serbe për të parë se kush do ta vendosë flamurin shqiptar.
“Po. Nuk është hera e parë që e kemi ngritur flamurin kombëtar këtu në Preshevë. Pesë a gjashtë herë më ka rastisur mua që ta vendos flamurin aty lart. Në këtë kontekst, ne ndihemi si çdo herë krenar, edhe ndihemi mirë. Atmosfera jonë është festive, që kur e ngrejmë flamurin kombëtar, e kthejmë një Shqipëri në Preshevë. Kështu është ajo ndjenja dhe në këtë kontekst, të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës kur e shohin flamurin në administratën komunale, e ndjejnë së paku për një ditë Shqipërinë e madhe”, u shpreh Arifi.
“Si çdo vit, edhe sivjet administrata jonë, ndërtesa komunale është vëzhguar nga policia lokale, por edhe nga shërbimet sekrete serbe në 24 orët e fundit, për të shikuar kush e vendos, sa orë e vendos, si e vendos. Ka një qasje shumë direkte, projektet e mia ngadalësohen, ndonjëherë edhe anulohen që financohen nga ndërkombëtarë. Më dërgojnë në prokurori, në gjyq, më dënojnë me sasi të caktuar parash. Kjo është e vetmja arsye, ndodh çdo vit”, theksoi ai.
Ndër të tjera, Arifi nënvizoi se qeveria në Shqipëri, Kosovë dhe ndërkombëtarët e dinë këtë fakt, por nuk kanë reaguar.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...