Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Financave, Bedri Hamza, kanë pritur sot në takim Sindikatën e Pensionistëve të Kosovës.
Kryeparlamentari Veseli i ka njoftuar përfaqësuesit e kësaj sindikate se me buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë rritje të pensioneve.
Ai ka thënë se për pensionet bazike do të ketë 20 për qind rritje, ndërsa për pensionet kontributdhënëse do të ketë 15 përqind rritje.
“Ky ishte një premtim dhe marrëveshje që kishim bashkë me partnerët e koalicionit dhe jam i lumtur që kjo po realizohet. Falënderoj Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe ministrin Bedri Hamza, për kujdesin e veçantë në mbështetje të kësaj kategorie”, ka deklaruar Veseli.
Kryeparlamentari Veseli, po ashtu, ka deklaruar se kujdesi institucional për pensionistët do të vazhdojë edhe më tutje.
Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Vene...
Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës
Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objektev...
Këshilla e Londrimit për Albën: Mos lejo që Ludo dhe Noti të...
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...