Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten, më 7 korrik, njoftoi shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Seanca me pikat e mbetura nga ajo e 1 korrikut do të vazhdojë më 6 korrik.
Kusari-Lila njoftoi edhe se kryesia ka miratuar kërkesën e AAK-së për debat parlamentar lidhur me mosliberalizimin e vizave.
“Është miratuar kërkesa e AAK-së për debatin parlamentar për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli i ministrave të BE-së. Derisa vazhdimi i seancës që do t’i trajtojë pikat e pambuluara nga seanca e sotme, është caktuar për të mërkurën 6 korrik nga ora 13:00”, ka thënë ajo./EO/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit