Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka deklaruar se një ditë pas zgjedhjeve nuk duhet të mbahet mësimi nëpër shkolla, në mënyrë që hapësirat shkollore të dezinfektohen.
Thaçi ka shkruar në Facebook se kjo do ta zvogëlonte mundësinë e infektimit të nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave.
“Për shkak të qarkullimit të madh të njerëzve në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor 2021, ashtu siç ka kanë rekomanduar komunat, ditën e hënë, më 18 tetor 2021, nuk duhet të mbahet mësimi në shkolla, në mënyrë që hapësirat shkollore të mund të ajrosen, të pastrohen e të dezinfektohen dhe kësisoj të minimizohet mundësia e infektimit të nxënëseve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave”, ka shkruar Thaçi.
Edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës para pak ditësh i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që 18 tetori të jetë ditë pushimi dhe kjo të shfrytëzohet që hapësirat shkollore të dezinfektohen, pasi aty do të kryeht procesi i votimit./arbresh.info/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...