Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 15 gusht 2024 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2024.
Sipas njoftimit në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Putini urdhëron rritjen e numrit të ushtarëve në 1.5 milion
MSH ka siguruar 85 mijë vaksina kundër gripit sezonal
Ukraina i fton OKB-në dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar në Kursk...
Pacolli kujton kohën kur punonte punë të rënda fizike për ta...
Kurti nga përurimi i shkollës në Kamenicë: Investimi është m...
Kosova kërkon ndihmën e Hungarisë për anëtarësim në KiE