Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë njoftuar se nesër do të organizohet marsh protestues për Ditën e Punës.
Në njoftimin për media, bëhet e ditur se marshi do të zhvillohet nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Kjo protestë thirret nga Kolektivi Feminist, Qendra Sociale “Përpjekja”, nga aktiviste/ë të pavarur në koordinim me sindikatat e punëtorëve. Në 1 Maj thërrasim në organizim të punëtorëve e punëtoreve, të papunësuarve, punëtoreve të kujdesit, pensionistë e pensionste, studentë e studente ta shënojmë Ditën e Punës në marsh kundër padrejtësive të shumëfishta ekonomike e shoqërore që dita-ditës po na e bëjnë jetën të pamundur”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro