Një 34-vjeçar nga Kosova është mbytur në det në afërsi të Shëngjinit, ka raportuar gazeta tiranase, Panorama.
Sipas kësaj gazete, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të premten. 34-vjeçari, që është raportuar të ketë qenë nga Ferizaj, ishte duke notuar te vendi i njohur si Rana e Hedhun, në dalje të Shëngjinit. Ai ka hasur në një gropë në det dhe nuk ka mundur të dal.
I riu është transportuar për në spitalin e Lezhës, pa shenja jete. Një shok është munduar të shpëtojë të ndjerin, por pa sukses.
Ditëve të kaluara edhe dy pushues nga Kosova janë mbytur në det në Shqipëri.
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim i gru...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës