Mbyllja e rrugës “Xhorxh Bush”, ndryshon linjat e Trafikut Urban

16:20 | 24 Nëntor 2022

Trafiku Urban ka bërë të ditur se do të ketë ndryshime në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve, për shkak të vendimit të Komunës së Prishtinës për të mbyllur rrugën “Xhorxh Bush” duke filluar nga udhëkryqi i rrugës “Garibaldi”.

Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se kjo rrugë do të mbyllet për shkak të festave të fundvitit nga data 26 nëntor 2022 deri më 08.01.2023.

Ndërkohë sipas njoftimit të Trafikut Urban ndryshimet janë si më poshtë:

Linja Nr. 1

Ndryshimi i linjës nga drejtimi Fushë-Kosovë – Prishtinë dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e fundit te Fakulteti Teknik.

Linja Nr. 1A

Ndryshimi i linjës 1A në shkuarje dhe ardhje do të vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” për në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe përfundon në stacionin e autobusëve.

Linja Nr. 3

Ndryshimi i linjës nga drejtimi Bardhosh – Mat dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Linja Nr. 4

Ndryshimi i linjës nga drejtimi Matiqan – Gërmi dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Linja Nr. 7C

Ndryshimi i linjës 7C nga rruga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, linja vazhdon në rrugën bulevardi “Bill Clinton” në drejtim të pikës së fundit në lagjen “Kalabria”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale