Duke filluar nga ora 18:00, dhjetëra serbë janë mbledhur në pikat kufitare të Serbisë, për të bllokuar hyrje-daljet në Kosovë.
Së fundmi, janë vërejtur disa persona të maskuar, të cilët po ndalojnë veturat në sy të policisë serbe.
Lidhur me këtë, ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ku mosndërhyrjen e policisë serbe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, e quan bashkëfajtore të seleksionimit racist dhe fashist.
“Në pikën kufitare në Bërnjak, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë. Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet.
Pika kufitare në Bërnjak mbyllet deri sa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë.”, shkruan Gërvalla.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...