Mbyllja e lokalit Bon Vivant ka nxitur reagime të shumta, e njëri ndër ta edhe të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.
Ai tha se prej se ka ardhur VV-ja në pushtet të ardhurat e bizneseve janë dyfishuar.
Sipas Bashës para se të vinte Albin Kurti në pushtet, bizneset kanë paguar deri në 90 milionë euro në fitim, teksa pas ardhjes së VV-së në pushtet ata kanë paguar 185 milionë euro.
“Çka po thonë që kemi hy në krizë ekonomike se qenka mbyll ni kafiq në Prishtinë? Po thonë që ka mbaru jeta e natës në Prishtinë! Nejse, ju e dini ma mirë, po thash t’ju kallzoj pak për jetën e ditës të bizneseve! Në Qeverinë e Albin Kurtit, bizneset kanë pagu 185 mil € tatim në FITIM, që i bie se bizneset kanë pas fitim 1.85 miliard euro meqenëse paguajne 10% të fitimit! Para Kurtit, maksimumi që kanë pagu ka qenë 90 milion euro. Pra, sot bizneset fitojnë dyfishin sa kanë fitu para se me ardh ne në pushtet! Pra jeta e ditës për biznese është TOP, e për jetë t’natës ngushëllime, se kam ditë që krejt Prishtina keni nejt qaty ?”, ka shkruar Basha./Arbresh.info/
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...
Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash
Prokuroria e Prizrenit mban sot konferencë për media për aks...
Raportimet për mungesë vendesh në burgje pas aksionit në Pri...