Ministria e Infrastrukturës njofton se segmenti i 27-të i Autostradës “Ibrahim Rugova” është mbyllur për shkak të një rrëshqitjeje dheu.
Sipas njoftimit, pjesa e bllokuar është tërësisht e mbyllur për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur.
Në komunikatën e saj, Ministria bën të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po ndërmarrin hapat e nevojshëm për të liruar këtë pjesë të autostradës.
Po ashtu, ata kërkojnë nga qytetarët që të përdorin rrugët alternative derisa të përfundojë pastrimi i dheut dhe të ripërmirësohet qarkullimi.
“Ju njoftojme se per shkak te rreshtitjes se dheut eshte mbyllur autostrada \”Ibrahim Rugova\”, ne segmetin e 27-te, ne mes te Prizrenit dhe Suharekes. Me qellim te levizjes se sigurt te qytetareve ne kete segment kjo pjese eshte bllokuar per qarkullimin e automjeteve deri ne pastrimin e dheut te shembur.Ekipet tona te mirembajtjes jane ne vendin e ngjarjes duke ndermarre hapat konkret per lirimin e kesaj pjese te Autostrades ne fjale. Lusim te gjithe qytetaret e vendit tone, qe deri ne pastrimin e dheut dhe lirimin per qarkullim te ketij segmenti te shfrytezojne rruget alternative.Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do ju njoftojme me kohe”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga 32...
Dy ushtarakët shqiptarë fitojnë konkursin e Gardës Kombëtare...
Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën për shk...
Finlandezët nuk u përgjigjen mediave serbe në Eurovision, në...