Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë sot transportin publik nga Trafiku Urban, sepse parkingu në rrugën ‘Dritan Hoxha’ do të jetë i mbyllur.
Kjo sepse sot do të zhvillohet loja e futbollit mes Kosovës dhe Izraelit dhe parkingu prapa Pallatit të Rinisë do të jetë i mbyllur me kërkesë të Policisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Udhëzohen qytetarët që të bëjnë zgjidhje alternative të parkimit apo të shfrytëzojnë transportin publik nga Trafikun Urban, sepse nesër më 12 nëntor, për shkak të lojës së futbollit mes Kosovës e Izraelit, parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i mbyllur sipas kërkesës së Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...