Komuna e Prishtinës njofton se nesër (31 tetor 2025), në një segment të tunelit në Dardani, do të zhvillohen aktivitete kulturore të organizuara nga “Kultura House”.
Sipas komunës, për nevoja teknike dhe për sigurinë e qytetarëve, do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e mjeteve, gjysma e tunelit/rrugës, nga segmenti që shpie drejt shkollës “Xhemajl Mustafa” deri te hyrja e tunelit, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri pas përfundimit të aktivitetit dhe pastrimit të hapësirës publike. Pjesa tjetër mbetet e lirë për qarkullim.
“Aktivitetet kulturore do të nisin nga ora 20:00, me performanca muzikore dhe artistike duke sjellë një atmosferë festive në Dardani. Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Kulturës, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e organizimit dhe sigurinë e pjesëmarrësve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, merren disa vendime
Maqedonci: Ëndrra e Adem Jasharit për shtet dhe ushtri, ësht...
Bora rinovon kontratën me trajnerin Zoran Kašćelan
Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, p...
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...