Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se janë mbyllur tri çerdhe në Prishtinë, kjo për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se një person i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është prind i një fëmije në çerdhe, dhe pas testimit edhe fëmijët kanë dalur pozitiv dhe për këtë është mbyllur çerdhja.
“Dje kemi pas një numër më të madh me rreth 10 të infektuar dhe të gjitha rastet janë prej një person i cili ka infektuar disa në vendin e tij të punës. Pacienti është testuar të premten dhe ka dal pozitiv. Ndërkohë gjatë javës i ka dërguar fëmijët në çerdhe. Pas testimit të fëmijëve edhe ata kanë dal pozitiv dhe ne jemi detyruar të mbyllim dy çerdhet për dezinfektim ndërsa fëmijët e klasës janë dërguar për testim. Fëmijët e atyre klasëve nuk do të mund të shkojnë në çerdhe për dy javë pavarësisht rezultateve, ndërsa edukatoret e klasëve shkojnë në vetëizolim”, ka shkruar Ahmeti.
Sipas tij, dy të parat janë Lulevera dhe Buzëqeshja ndërsa e treta Xixëllonjat.
Ai , po ashtu bëri të ditur se çerdhja e tretë, është mbyllur pasi bashkëshorti i njërës nga punonjëset ka rezultuar pozitiv.
“Në një çerdhe tjetër jemi detyruar ta mbyllim për shkak se bashkëshorti i një punonjëse ka testuar pozitivisht. Kemi dezinfektuar çerdhen dhe në rast të rezultatit negativ çerdhja vazhdon normal funksionimin. Dy të parat janë Lulevera dhe Buzëqeshja ndërsa e treta Xixëllonjat”, ka shkruar ai./arbresh.info
Postimi i plotë:
Në një konferencë për media sot sqaruam situatën sa i përket Covid19.
Deri më sot në Prishtinë kanë qenë 106 raste me dy fatalitete. Raste aktive sot në Prishtinë i kemi 31.
Dje kemi pas një numër më të madh me rreth 10 të infektuar dhe të gjitha rastet janë prej një person i cili ka infektuar disa në vendin e tij të punës. Pacienti është testuar të premten dhe ka dal pozitiv. Ndërkohë gjatë javës i ka dërguar fëmijët në çerdhe. Pas testimit të fëmijëve edhe ata kanë dal pozitiv dhe ne jemi detyruar të mbyllim dy çerdhet për dezinfektim ndërsa fëmijët e klasës janë dërguar për testim. Fëmijët e atyre klasëve nuk do të mund të shkojne në çerdhe për dy javë pavarësisht rezultateve, ndërsa edukatoret e klasëve shkojnë në vetëizolim.
Në një çerdhe tjetër jemi detyruar ta mbyllim për shkak se bashkëshorti i një punonjëse ka testuar pozitivisht. Kemi dezinfektuar çerdhen dhe në rast të rezultatit negativ çerdhja vazhdon normal funksionimin..
Dy të parat janë Lulevera dhe Buzëqeshja ndërsa e treta Xixëllonjat.
Ne jemi të vetëdijshëm se me rihapjen do të shtohej numri. Por tani duhet ta kontrollojmë përehapjen. Ne do ta bëjmë punën tonë por kërkojmë bashkëpunimin tuaj në ruajtjen e distances, respektimin e vetëizolimit nqs keni pas kontakte pa marr parasysh rezultatit pozitiv apo negativ në testimin e parë.
Ju uroj mbrëmje të këndshme e ne sot e nesër do të testojmë mbi 100 kontakte.
#shpiPRkrejt
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...