Policia e Kosovës në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave dhe me GIZ-in jemi duke e shënuar javën e mobilitetit ose (lëvizshmërisë së lirë).
Ne kuadër të këtyre aktiviteteve në Komunën e Gjilanit parashihet mbyllja e rrugëve:
Rruga “Nënë Tereza”, (ish- rruga e “Prishtinës”, nga Teatri i qytetit deri te rrethrrotullimi në kryqëzimin e rrugës “Prishtinës” me rr. ”E Bezit” ).
Për shkaqe sigurie të pjesëmarrësve në kuadër të këtyre aktiviteteve parashihet mbyllja e rrugëve (segmente te caktuara) të cekura për makina dhe lëvizja të behet e lirë për këmbësorë dhe biçikleta.
Aktiviteti zhvillohet të premten më 20 shtator 2019 dhe këto segmente rrugore do të jenë të mbyllura tërë ditën, duke filluar nga ora 08:00 deri në 18:00 .
Te bashkëngjitur e keni hartën skematike të segmenteve rrugore të cekura më lartë që parashihen se në ditën e cekur do të jenë të mbyllura për qarkullim me vetura.

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...