Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në një aksion të përbashkët me Policinë ka mbyllur dy klube të natës gjatë mbrëmjes të së enjtes në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili ka thënë se bëhet fjalë për njërën nga diskotekat që operonte në objektin e Hotel Grandit dhe te Pallati i Rinisë.
“Ekipet inspektuese së bashku me njësitë policore kanë intervenuar. Së pari janë zbrazur, pastaj janë gjobitur dhe mbyllur”.
Tutje, Thaçi ka thënë se gjatë ditës së sotme dhe në dy ditët e ardhshme do të ketë inspektime edhe më të ashpra.
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...