Janë liruar disa hapësira të uzurpuara të komunës së Leposaviqit të cilat ishin në shfrytëzim nga 3 institucione paralele dhe ilegale të Serbisë.
Kështu ka njoftuar kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi me anë të një postimi në Facebook.
“Si Kryetar i Komunës së Leposaviqit bashkë me ekipin tim jemi të angazhuar që të gjitha asetet tona të jenë në shfrytëzim të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe si të tilla të ofrojmë shërbime për të gjithë qytetarët pa dallim”, shkroi ai.
Hetemi ka falënderuar Policinë e Kosovës për asistimin dhe për punën e tyre./Arbresh.info/
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...