Një ditë pas dhënies së rekomandimit për liberalizimin e vizave, bartësit e institucioneve të Kosovës janë shprehur të entuziazmuar duke ua atribuuar vetes meritat për këtë proces.
Por janë të njëjtit që para shumë vitesh kishin premtuar të ndodhë liberalizimi, ndërsa kanë dështuar t’i përmbushin kriteret e fundit, shkruan sot Koha Ditore.
Gati tre vjet ishin humbur vetëm me Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, kriter ky teknik, por që ishte shndërruar në problem politik.
Kur në maj të vitit 2016, Komisioni Evropian rekomandoi që Kosovës t’i hiqen vizat, me kusht që deri në mbledhjen e Parlamentit Evropian t’i ketë përmbushur kushtet e mbetura – qeveritarët në Prishtinë kishin hapur shampanjë thuajse ishte dhënë drita e gjelbër.
Madje presidenti Hashim Thaçi e kishte reduktuar në çështje orësh datën kur kosovarët do të mundë të shkonin pa viza në zonën Schengen. Ky ishte vetëm një nga premtimet e tij të shumta.
Qeveritë e deritashme përfshirë dy mandatet e Thaçit si kryeministër janë treguar të pamatura në deklarimet se kur do të hiqen vizat apo si do të jetë raporti me rekomandime i Komisionit Evropian (KE).
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...