Është shtyrë për nëntor seanca gjyqësore ndaj dy serbëve, Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, të cilët akuzohen për krime lufte në Kosovë gjatë luftës së vitit 1998-99.
Shtyrja e seancës ka ardhur për shkak të kërkesës së mbrojtjes së të akuzuarve, të cilët deklaruan para trupit gjykues se kanë pranuar me vonesë deklaratën në gjuhën serbe të dëshmitarit Naim Haliti, i cili ishte paraparë të dëgjohej gjatë kësaj seance gjyqësore.

Pak para fillimit të seancës, avokati i njërit prej të akuzuarve kërkoi shtyrjen e dëgjimit, duke theksuar se deklaratën e dëshmitarit e kishte pranuar vetëm 10 minuta para seancës dhe i nevojitej kohë shtesë për ta shqyrtuar.
Në anën tjetër, prokurorja e Prokurorisë Speciale deklaroi se deklarata është dorëzuar me kohë, por për shkak të disa pengesave teknike nuk është pranuar më herët nga mbrojtja.


Pas shqyrtimit të kërkesave të palëve, trupi gjykues vlerësoi se, në këto rrethana, nuk janë plotësuar kushtet për të vazhduar me seancën e sotme.

Ndërsa, seanca u shty dhe trupi gjykues caktoi datën e re për mbajtjen e saj më 24 nëntor, në orën 13:15, ku pritet që të paraqitet përsëri dëshmitari Naim Haliti për të dhënë dëshminë e tij./Arbresh.info/

Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...