Fortuna Sheremeti e cila është pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit tha se klienti i saj duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Megjithatë shtoi se kërkesa e Prokurorisë për 45 vjet burgim është dënim me jetë.
“Nuk ka prova që të mbishtesën fajësinë për asnjërën prej pikave të akuzës për z.Selimi. duhet të shpallet pafajësia dhe nuk mund të flitet për masë dënimi. Megjithatë, nëse trupi gjykues arrinë në masën e dënimit, mbrojtja do të flas për kërkesën e pazakonshme të Prokurorisë”, tha ajo.
Ajo tha se Prokuroria ka kërkuar këtë lartësi të dënimit duke u thirrur në një rregull por që kjo kërkesë është e paprecedent.
“Ajo kërkon 45 vite për secilin prej të akuzave duke u bazuar në rregullën 163 (4) dhe me një masë dënimi të përbashkët duk trajtuar totalitetin e pretenduar të sjelljes si një justifikim….Kërkesa e Prokurorisë është shproporcionale dhe e paprecedent në rrethana të kësaj çështje që nuk është provuar”, tha ajo.
Rrjedhimisht, ai tha se një dënim prej 45 vjet është dënim joproporcional dhe është dënim me jetë.
“Një dënim 45 vjeçar është një dënim me jetë. Ky nuk është proporcional”, tha ajo.
Fjala përmbyllëse e Prokurorisë filloi të hënën e 9 shkurtit 2026, dhe përfundoi një ditë më pas, më 10 shkurt, ku kryeprokurorja e specializuar, Kimberly Ëest, kërkoi dënim unik me nga 45 vjet burgim për secilin nga katër të akuzuarit. Po më 10 shkurt u dha fjala përfundimtare edhe nga mbrojtësi i viktimave, Simon Laës.
Ndërsa, më 11 shkurt 2026, dha fjalën e tij përfundimtare mbrojtja e Hashim Thaçit dhe e filloi mbrojtja e Veselit, e cila e vazhdoji edhe më 12 shkurt e që pas përfudimit të tyre, filloi ajo e Rexhep Selimit./betimipërdrejtësi
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...