Është duke u mbajtur seanca e radhës Gjykatës Speciale ndaj ish-eproprit të UÇK-së, Pjetër Shala i cili është i njohur si komandant “Ujku”.
Mbrojtësi i Pjetër Shalës, Avokati Jean-Louis Gillissen, kërkoi që provat në mbështetje të aktakuzës t’u vihen në dispozicion sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Një problem i madh është nxjerrja e materialeve në mbështetje të aktakuzës, pasi ne e kemi marrë propozimin dhe kërkojmë që provat të na vihen në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur. Mbrojtja nuk është në gjendje të bëjë të ditur nëse do të japë njoftim të alibisë apo arsye të tjera për përjashtim të përgjegjësisë penale, por do të qëndrojmë në kontakt me gjykatën e prokurorinë për të dhënë informacion. Kemi ndërmend të bëjmë kategorizimin specifik për këtë çështje në programin “Legal Work Flow” të gjykatës”, u shpreh avokati./arbresh.info/
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë
Mbledhja e grupit parlamentar socialist, Rama: Në fokus refo...
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...