Mbreti i Holandës uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë

21:08 | 17 Shkurt 2026
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Mbreti i Holandws, Willem-Alexander me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Republikës së Kosovës, Mbreti i Holandës, Lartmadhëria e Tij Willem-Alexander, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes të cilit ka shprehur përgëzimet e tij me rastin e kësaj dite të shënuar për shtetin dhe qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin nga Presidenca./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme