Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur së gjatë ditëve ne muajin Mars 2019 janë paraqitur tejkalime të vlerave standarde ditore me PM10 dhe vlera te larta te PM2,5 në të dy lokacionet në Prishtinë.
“Siç shihet kemi regjistrua 3 dite me tejkalime ditore te PM10 dhe vlera të larta të PM2.5 në stacionin e IHMK-se, me date 01.03.2019 është regjistër si vlere me e larte e këtyre ditëve 73.0 lug/m3. Vlera të larta janë paraqite edhe në stacionin e Rilindjes ku kemi regjistrua një dite me tejkalim dhe vlera qe është regjistrua është 51.1ug/m3 e PM10”, bëjnë të ditur për arbresh.info në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Sipas konkluzioneve të MMPH-së trendi cilësisë së ajrit në Prishtinë gjatë ditëve ka pasur ndryshime varësisht nga ndikimet e kushteve meteorologjike dhe aktiviteteve antropogjen të manifestuara si burime të ndotjes;
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitin 2018, nuk ka pasur ndonjë ndryshim esencial në cilësinë e ajrit në zonën e Prishtinës;
Vlerat më të larta dhe tejkalimet e vlerave te lejuara janë regjistruar në kushtet e motit me lagështi të ngritur të ajrit dhe pa erëra;
Ndikimi të theksuar në cilësinë e ajrit në Prishtinë, kanë pasur edhe burimet e ndotjes jashtë Prishtinës, e sidomos kur drejtimi i erës ka qenë i favorshëm për shpërndarjen e tyre.
Ndryshimet në cilësinë e ajrit janë vërejtur edhe brenda një dite, sidomos në rastet e ndryshimit të kushteve meteorologjike dhe shtimit të aktiviteteve që gjenerojnë ndotje.
Aktualisht Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit monitoron cilёsinё e ajrit në tetë lokacione
Nё baza ditore bёhet analiza e kёtyre tё dhёnave duke i krahasuar me VML (Vlera Maximale e Lejuar), e cila paraqet normёn apo standardin pёr mesatarёn 24 orёshe të parametrit tё matur. Nё stacionin IHMK dhe Rilindje, pёr muajin janar 2019, vёrehen tejkalime tё VML pёr PM10 dhe PM2.5 nё periudhёn 14.02-21.03.2019, ndёrsa nё muajin shkurt nё njё periudhё kohore mё tё gjatё pothuaj gjatё gjithё muajit. Mё tё theksuara ishin tejkalimet e VML gjatё periudhёs 14.02-22.02.2019.
Meqenёse AMMK pёrcjell edhe burime tjera tё informacioneve pёr rajonin dhe shtetet e Evropёs, Kosova dhe Prishtina ishin nё nivelin e njejtё me disa shtete dhe qytete ne Bosne e Hercegovinё, Maqedoni, Itali, Çeki, Poloni, Hungari e tj.
Termocentralet, transporti dhe industria ndotësit më të mëdhenjë
Sipas AMMK-së ngritja e temperaturave të ajrit rezulton me reduktim te burimeve te ndotjes nga Amvisëria dhe nga Shërbimet e Përgjithshme per shkak të zvogëlimit te nevojes per ngrohje, por jo edhe reduktim te ndotjes nga burimet tjera sikurse janë prodhimi i energjisë nga termocentralet, transporti dhe industria.
“Kryesisht orёt me tejkalime mё tё theksuar nё Prishtinё paraqiten orёt e mbrёmjes, kur ndotjes sё pёrgjithshme nga burimet tjera ( trafiku, industria etj.)i shtohet edhe ndotja nga ngrohja e objeketev tё amvisnisё dhe objekteve kolektive, tё cilat pёrdorin lёndё fosilore pёr ngrohje (Shih: Grafikonet pёr datёn 28.02/01.03 dhe 04.03/04.03.2019). Nga ora 18,00-02,00 vërehen vlera mё tё theksuara tё tejkalimit tё VML”, bënë të ditur në AMMK për arbresh.info.
Sipas tyre, burimet kryesore te ndotjes se ajrit ne Kosove janë industria energjetike përkatësisht prodhimi i energjisë nga termocentralet, përdorimi i lendeve djegëse ne amvisëri, ndërmarrje komerciale, industri dhe ne shërbime tjera, si dhe transporti i veturave.
Sa i përket reduktimit të ndotjes së ajrit MMPH bashkë më anëtaret e task forcës për mbrojtjen e ajrit nga ndotja po vazhdon angazhimin institucional në ndërmarrjen e masave për të përmirësuar cilësinë e ajrit në vendin tonë. Në takimin e fundit të kësaj task force, kemi kërkuar nga ministritë anëtare që të përmbushin obligimet e tyre ligjore për reduktimin e ndotjes së ajrit në vend, po ashtu u kemi dërguar ministrive anëtare kërkesa për të kryer përgjegjësitë e tyre ligjore ne reduktimin e ndotjes së ajrit.
Gjatë këtij takimi, me propozim të ministrit, Fatmir Matoshi, përfaqësuesit ndërministror të Task Forcës kanë aprovuar propozim vendimin për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje ne objektet e institucioneve publike, i cili është miratuar edhe nga Qeveria.
Nga Ministria e Infrastrukturës është kërkuar angazhim në zbatimin e udhëzimit për kontrollimin e gazrave të veturave, me rastin e kontrollimit teknik të automjeteve si dhe fillimin e vendosjes së pullave ambientale nga janari i vitit 2019. Sa i përket kësaj MI ka shtyrë afatin e fillimit te vendosjes se pullës ambientale për muajin qershor.
Po ashtu, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka marrë vendim për ndalimin e dhënies së thëngjillit në formë dhurate për punëtoret e ndërmarrjes Korporata Energjetike e Kosovës, kurse është kërkuar që të këtë investime në ndërrimin e filtrave të Kosova B.
Nga Ministria e Shëndetësisë është kërkuar që të punojnë në informimin e qytetarëve për pasojat e përdorimit të thëngjillit për ngrohje dhe rëndësinë e mbrojtjes se ajrit nga ndotja.
Po vazhdon investimi nga MZHE dhe Komuna e Prishtinës për zgjerimin e rrjetit të koogjenerimit në Prishtinë, në mënyrë që qytetaret të kenë një alternative dhe kështu ta ndalohet përdorimi i thëngjillit për ngrohje,.
Problemi i ndotjes së ajrit është problem i shtresuar që nga pas lufta dhe nuk pritet që të kemi rezultate te shpejta sepse varet ng a disa ministri se sa shpejtë arrijnë që të përmbushin obligimet e tyre ligjore ne fushën e mbrojtjes së ajrit.
“Ne jemi duke pritur gjithashtu rezultate e studimit të JICA-s për ndotësit kryesor të ajrit ne Prishtinë, rezultate këto që do të shpallen ne muajin prill 2019, e të cilit do të na shërbejnë për të ndërmarrë masa veprimi në këtë sezonë vjeshtë-dimër”, thonë në AMMK për arbresh.info.
Vlen të theksohet se mbrojtja e ajrit nga ndotja është në përgjegjësi të komunave të Kosovës, të cilat duhet të hartojnë planit e tyre të veprimit për reduktimin e ndotjes së ajrit. Pavarësisht kësaj AMMK-ja ka përkrahur komunat në tejkalimin e këtij problemi dhe thonë se do të përkrahin edhe gjatë kësaj sezone siç kanë përkrahur në fillim të vitit të kaluar Komunën e Prishtinës.
Te dhënat shtese i gjeni si vijon:
Rrjeti Online i monitorimit të cilësisë së ajrit në linkun: http://ihmk-rks.net/?page=1,5
Raportet ditore për cilësi të ajrit për obiliq dhe Prishtinë në linkun: http://ammk-rks.net/?page=1,162
Raportet mujore për cilësi të ajrit në linkun: http://ammk-rks.net/?page=1,163
Raporti vjetor 2018 për gjendjen e ajrit në linkun: http://ammk-rks.net/repository/docs/Raporti_p%C3%ABr_gjendjen_e_ajrit_n%C3%AB_Kosov%C3%AB_2018_(versioni_final).pdf
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të imigrantëve për 75 vend...
Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së L...
Bislimi priti ambasadoren e re të Estonisë