Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur për të vendosur përfundimisht nëse do ta votojnë ose jo marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Burimet e Indeksonline brenda takimit thonë se ende nuk ka një vendim të prerë po pas pak do të vendoset përfundimisht nga do të rreshtohet LDK-ja.
Ndryshe dje pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se LDK do ta votojë këtë marrëveshje, por gjatë mbrëmjes disa deputetë të këtij subjekti kanë deklaruar se nëse në marrëveshje futet raporti i Shpejtim Bulliqit, atëherë vota e tyre do të jetë kundër.
Burimet e Indeksonline brenda takimit kanë konfirmuar se LDK-ja edhe sot është unike kundër raportit të Bulliqit.
Seanca për ratifikimin e demarkacionit është planifikuar të mbahet sot prej orës 11:00./Indeksonline/
Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa