Miratimi i ligjit për Gjykatën Speciale në vitin 2015 po vazhdon edhe sot e asaj dite të jetë temë diskutimi jo vetëm nga krerët e lartë të shtetit e deputetë, por edhe nga organizatat e dala nga lufta, shkruan arbresh.info.
Këto të fundit madje kanë kërkuar plotësim ndryshim të këtij ligji, pasi që siç thonë Gjykata Speciale është diskriminuese duke kërkuar që kjo gjykatë të merret edhe me serbët e jo vetëm me shqiptarët.
Për këtë çështje këto organizata nga java e kaluar kanë filluar me nënshkrimin e një peticioni, përmes së cilit kanë kërkuar që të bëhet plotësim ndryshimi i këtij ligji.
E për Gjykatën Speciale akuza të mëdha ndaj ndërkombëtarëve ka drejtuar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se është një imponim nga ndërkombëtarët, në këmbim të premtimeve të mëdha për Kosovë.
“Vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale, erdhi si nevojë politike ndërkombëtare e akterëve ndërkombëtarë se sa për drejtësi të mirëfilltë. Pranimi ndodhi në rrethana imponuese diplomatike ndërkombëtare, me arsyetimin se duhet të kënaqin akterët tjerë e në veçanti Beogradin dhe Rusinë, që kjo çështje të mos delegohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Që ta ruajmë partneritetin strategjik me ShBA-në, BE-në dhe NATO-, pranova të udhëheq një proces historik ndaj Kosovës, përkundër opinionit masiv, politik dhe qytetar ndaj kësaj gjykate”, kishte thënë presidenti Thaçi.
Pikërisht në ditën kur edhe organizatat e dala nga lufta kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës peticionin me rreth 16 mijë nënshkrime , gazeta zvicerane Neue Zurcher Zeitung ka publikuar një shkrim rreth iniciativës së veteranëve të UÇK-së për ndryshimin e ligjit të Gjykatës Speciale. Kjo gazetë potencon se Presidenti Thaçi është kthyer befasisht kundër kësaj Gjykate, duke kujtuar fjalimin sulmues ndaj Perëndimit para Forcave të Sigurisë./arbresh.info/
Zgjatet afati i aplikimit për Skemën e Granteve për Energji ...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhërarre...
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, merr 7 vota nga KLP
Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e B...
Kurti: Stadium pas stadiumi, komunë pas komune, derisa ta bë...
Ndeshje të trukura, tenisti francez pezullohet për 20 vjet