Sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve të Kuvendit të Kosovës
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ,sot mban mbledhje, ku në rend dite është shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të ekzekutive.
Kurse Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, bën shqyrtimin e Projektligjit për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara.
Ndërkaq Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, bën shqyrtimin e Raportit vjetor për performancën e Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020.
Edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të bëj shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë, për vitin e përfunduar me 31 Dhjetor 2021. Për këtë i ftuar është Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. Si dhe bëhet shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për vitin e përfunduar me 31 Dhjetor 2021, për këtë i ftuar është drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...