Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë sot mbledhjen e 8-të të përbashkët qeveritare, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve.
Ministrat e qeverisë janë nisur me furgon drejt Prishtinës. Në një foto të publikuar nga Milva Ekonomi, shihen disa nga ministrat të cilët do të jenë të pranishëm në mbledhje.
“Rrugës për në Prishtinë… Mbledhja e 8-të e dy qeverive!”, shkruan Milva Ekonomi.
Tepihu i kuq është shtruar, dhe tani po bëhen përgatitjet finale për pritjen e delegacionit të Qeverisë së Shqipërisë, nga Qeveria e Kosovës.
Mbërritja parashihet të bëhet para orës 11:00, për vazhduar më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve do të ketë edhe konferencë për medie./arbresh.info/

Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C