Që nga fillimi i vaksinimit kundër gripit sezonal, mbi 5,000 qytetarë janë vaksinuar në Prishtinë.
Kështu është bërë e ditur nga Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës.
Vetëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, janë vaksinuar mijëra qytetarë kundër gripit sezonal, ndërsa procesi po vazhdon çdo ditë.
“Nga 11 mijë doza sa i kemi në stok për gripin sezonal 2025/2026, afër 8 mijë janë shpenzuar. Kjo do të thotë se sensibilizimi i popullatës për vaksinim me gripin sezonal, është jashtëzakonisht i mirë dhe përgjigjja e qytetarëve ka qenë jashtëzakonisht e mirë”, ka thënë Valdet Hashani, drejtor i QKMF-së Prishtinë.
Specialistët e mjekësisë familjare theksojnë rëndësinë e kujdesit shëndetësor gjatë stinës së dimrit.
“Është shumë e rëndësishme që të udhëhiqemi me një mënyrë jetese të shëndetshme, të konsumojmë perime, pemë, si dhe të merremi me aktivitete fizike. Nëse përballemi me ndonjë virus, duhet të kemi veshje të përshtatshme, të mbajmë maska. Nëse jemi të sëmurë, të qëndrojmë në shtëpi dhe të mos shkojmë në vendin e punës”, ka thënë Rushit Ismaili, specialist i Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Grupet më të rrezikuara, të cilave u rekomandohet vaksinimi kundër gripit sezonal, janë fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike si dhe punonjësit shëndetësorë./rtk
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën