Një mijë e 211 vaksina anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga MSH kanë treguar se numri i personave të vaksinuar me tri doza të vaksinës dhe me dozën përforcuese ka shkuar në 96 mijë e 408.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.211 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.808.724 doza të vaksinës. Deri më sot 813.734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë./arbresh.info/
lexo edhe:
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...