Qeveria e Kosovës më 20 shkurt ka marrë vendim që familja e kryeministrit Ramush Haradinaj, ajo e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe e presidentit Hashim Thaçi të pajisen me pasaporta diplomatike. Kësaj liste, me plotësimin e vendimit ditë më parë, u janë shtuar edhe mbi 20 persona nga kabineti i kryeministrit.
Vendimin për lëshimin e pasaportave edhe për familjarët e krerëve të shtetit nuk e kanë pritur mirë analistët e vendit. Analistë të çështjeve ndërkombëtare dhe politike konsiderojnë që nuk është dashur të merret një vendim i tillë. Sipas tyre, Qeveria ka vendosur si prioritete interesat e saj dhe jo ato të qytetarëve, shkruan Zëri.
Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) kanë konfirmuar se 871 pasaporta diplomatike për momentin janë aktive në Kosovë. Në këtë shifër nuk hyjnë edhe mbi 30 pasaporta diplomatike që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ua japë anëtarëve të familjes së tre zyrtarëve të lartë të shtetit.
Ndërsa njohës të çështjeve kushtetuese thonë se prioritet duhet të jenë kategoritë e rrezikuara sociale./Zëri/
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...
Bellingham zbulon arsyen pse e festoi golin në atë mënyrë nd...
Dy persona arrestohen në Pejë për deklarim të rremë gjatë ve...