
SONY DSC
Tre shtetas të Serbisë janë arrestuar në fshatin Gurakoc të Istogut, pasi të njëjtit tentonin që ta dërgojnë në Serbi mbi 9 kilogram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i Pejës, pas një pune operativo-hetimore në terren ka arritur të sigurojë informacione të sigurta, se disa të dyshuar kanë marrë një sasi të substancës narkotike në Kosovë dhe janë duke provuar që të njëjtën ta dërgojnë në Serbi.
Policia ka arritur që të ndalojë një veturë me targa të Serbisë në fshatin Gurakoc të Istogut, në të cilën gjendeshin tre persona të dyshuar.
“Me urdhër të prokurorit kompetent dhe gjyqtarit është kontrolluar vetura dhe personat e dyshuar. Gjatë kontrollit në pjesë të ndryshme të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 19 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilat pas matjes kanë rezultuar të jenë me peshë: 9 kg 170.2 gram. Personat e dyshuar dhe të arrestuar nga Policia e Kosovës janë P. Q. viti i lindjes 1980, mashkull, shtetas i Serbisë, B. K. viti i lindjes 1987, mashkull, shtetas i Serbisë dhe B. K. viti i lindjes 1981, mashkull, shtetas i Serbisë”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Po ashtu, në cilësi të provave materiale është konfiskuar vetura dhe sasia e narkotikëve.





Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi