Artan Murati nga KDI ka bërë të ditur se nga 120 deputetë sa janë në kuvend, vetëm 45 prej tyre kanë parashtruar pyetje parlamentare, që i bie se 62.5% e deputetëve as që kanë marrë mundin për të parashtruar një pyetje parlamentare.
Edhe pse kabineti qeveritar shpesh herë ka munguar, dhe pyetje të tilla nuk kanë marrë përgjigje , kjo të paktën tregon një mund sado të vogël të një deputeti për punën e tij, thekson Murati në ‘Click’ të RTV 21.
“Nga 120 deputetë sa janë në Kuvend vetëm 45 % prej tyre kanë parashtruar pyetje parlamentare, pra 62.5% të deputetëve nuk e kanë bërë as edhe një pyetje parlamentare. Unë e kuptoj se edhe kjo nuk mund të jetë efektive kur të realizohet si pyetje për shkak se kabineti qeveritare në shumë raste ka munguar megjithatë kjo tregon një mund sado pak të deputetit”, ka thënë ai.
Sipas tij ekziston një pajtueshmëri prej të gjitha palëve, dhe shohim se Kuvendi është i fjetur dhe nuk ka lëvizje siç duhet të kishte për të garantuar efikasitetin e punës përbrenda kuvendit.
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...