Falsifikimi i parave është bërë shqetësuese në Kosovë.
Për nëntë muaj në Kosovë janë raportuar mbi 500 raste të parave të falsifikuara.
Sipas Policisë së Kosovës nga janari e deri ne shtator të këtij viti janë identifikuar gjithsej 523 raste të parave të falsifikuar, raporton arbresh.info
“Bazuar në të dhënat e Sistemit Informativ të PK-së, për numrin e rasteve të raportuara nga Neni 296* Falsifikimi i parasë për periudhën kohore Janar-Shtator 2022 janë raportuar 523 raste”, bën të ditur policia.
Problem kryesor është identifikimi i tyre. Qytetarët dhe bizneset e Kosovës janë ata që thuajse çdo ditë po ballafaqohen me këtë dukuri.
S.K qytetare nga Prishtina thotë nuk e ka idenë sesi të mbrohet nga kjo gjë. Ajo thotë se shteti duhet të bëjë diçka në mbrojtjen e qytetarëve nga rënia pre e parave fals.
Ndërsa E.G shitës në një market në Prishtinë më parë kishte hasur në para të falsifikuar nga një blerëse.
Ai thotë për arbresh.info kohën e fundit janë shtuar rastet kur klientët e përballjes së tyre me para false.
“Shpesh kemi pas raste me dy euro, e tash janë rrit me 50 euro edhe pse po thuhet që është shume e vështirë të identifikohen, andaj po duhet të kemi kujdes se mandej kemi humbje të mëdha në biznesin tonë”, thotë E.G.
Berisha: Paratë e falsifikuar e dëmtojnë ekonominë dhe biznesin
Burim Berisha njohës i çështje ekonomike këtë dukuri e sheh si mjaftë shqetësuese dhe të rrezikshme.
“Kjo dukuri ka qenë gjithmonë, por kohën e fundit është shfaqur shumë. Ka hy në treg një vlerë e madhe e parave false sidomos te vlera 50 -100 euro. Para disa muajve ka qenë dukuri vlera 200-500 euro, kurse tash 50-100 euro, çka do të thotë se është më lehtë e manipulueshme me njerëz për shkak se secili njeri në treg sot tenton me pas qarkullim, tenton me pas fitim dhe nuk munden me i verifiku parat.
Dukuri tjetër, sipas tij, është se këto para kohën e fundit janë të sofistikuara, e shumë problem për verifikim të tyre e kanë edhe policia dhe vetëm në bankë se në dorë nuk munden me u identifiku.
“Në tregun kosovar nuk është që të gjitha bizneset parat i çojnë në bankë, tash mundet me ndodhë që shumica e pareve munden me qenë të falsifikuara por janë në shtëpitë e njerëzve për shkak se nuk qarkullon gjithçka përmes bankës”, thotë ai.
Berisha thotë se kjo gjë e dëmton ekonominë dhe bizneset e vendit.
“Shihet se ka një numër të madh të parasë kjo e dëmton ekonominë dhe biznesin. Shteti nuk ka një farë mekanizmi qe ja kthen mjetet ose i subvencionon në vlerën e caktume të dëmtuarit. Shteti duhet me qenë më aktiv sidomos policia në rastin e parë që ka informacione me tentu me zgjidh sa më shpejtë problemin e jo me lënë që një numër i madh i qytetarëve dhe i bizneseve të jenë pre e këtyre veprimeve,” është shprehur Berisha.
Ndërkohë, Policia e Kosovës thotë se falsifikimi i parave është vepër penale dhe policia i trajton siç parashihen me ligj dhe me procedurat policore.
Ata thonë se në vazhdimësi kanë apeluar dhe vazhdojnë të apelojnë të qytetaret në kujdesin dhe raportimin e rasteve, ku dyshohet në falsifikim të parave.
“Kjo dukuri mund të parandalohet vetëm duke bashkëpunuar dhe sjellur para organeve te drejtësisë kryerësit e veprave te tilla penale.
Policia nuk ka dhënë detaje se në cilat vlera ka hasë më tepër ata thonë se vlera dhe kartëmonedhat e falsifikuara janë të ndryshme.
Sipas statistikave të dërguara nga policia e Kosovës gjatë vitit 2021 policia ka iniciuar dhe trajtuar 866 raste të falsifikimit të parave.
Kështu që këtë vit bazuar në të dhënat e Sistemit Informativ të PK-së, për numrin e rasteve të raportuara nga Neni 296* Falsifikimi i Parasë për periudhën kohore Janar-Shtator 2022 janë: 523 raste të raportuara.
Kujtojmë se paratë e falsifikuara po qarkullojnë me të madhe në vendin tonë. Ndërsa thuhet kualiteti i parave është shumë i sofistikuar saqë është e vështirë të identifikohen pa aparatin përkatës./arbresh.info/Vjollca Gajraku/
Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit” ...
Limaj mirëpret lirimin me kusht të Isni Kilajt: Lajmet e mir...
Benita me gjuhë kërcënuese ndaj Elijonës: E mbys krejt, e ka...
Konfirmohet meçi i jashtëzakonshëm mes Mike Tyson dhe Floyd ...
Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 d...
“Nuk dorëzohemi”, Kamberi me mesazh të qartë për të drejtat ...