Sindikata e Punëtorëve e Radiotelevizionit të Kosovës ka njoftuar se 361 punëtorë të RTK-së i janë përgjigjur pozitivisht peticionit për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.
Në njoftimin për media thuhet se të punësuarit e RTK-së janë të indinjuar thellë me “gjuhën denigruese të kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, të shprehur publikisht përmes ofendimeve e etiketimeve jonjerëzore ndaj tyre, duke përqeshur veshjet e tyre si dhe duke përbuzur angazhimin e tyre profesional”.
“Përmes këtij peticioni të nënshkruar me vullnetin e lirë, kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini. Nga një kopje e peticionit do të iu dërgohet kryetarit të Kuvendit, Grupeve Parlamentare si dhe Komisioneve përkatëse”, bëhet e ditur në komunikatën për media.
Në komunikatën për media thuhet gjithashtu se janë të shqetësuar për bisedat e tij informative me kandidatet më të poentuara për pozita menaxheriale gjatë konkursit, me qëllim të dekurajimit dhe frikësimit të tyre.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se nga një kopje e Peticionit do të ju dërgohet, Kryetarit të Kuvendit, Grupeve Parlamentare si dhe Komisioneve përkatëse./Arbresh.info/
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen
Përparim Rama pret sot Dafina Zeqirin, do t’i dhurojë “Hyjne...
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...
Nuk ka pritje në pikat kufitare për të hyrë e për të dalë ng...
Kryetari Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtl...
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot