Ka përfunduar sot afati shtesë për regjistrimin e objekteve pa leje. Gjatë këtij afati mbi 332 mijë kërkesa për legalizim janë paraqitur në tërë territorin e Kosovës.
Kështu deklaroi sot, drejtori i Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit, Blerim Çeku , i cili e quajti si një proces shumë të suksesshëm duke thënë se janë regjistruar shumica absolute e objekteve pa leje.
Edhe pse në pjesëmarrjen e këtij regjistrimi qasja e qytetarëve ka qenë e kënaqshme, sipas Çekut, ka pasur disa mangësi të ndjeshme sidomos në komunat veriore. Mirëpo, më e rëndësishmja sipas tij është se edhe në komunat e banuar me serb ka pasur aplikime për regjistrimin e objekteve pa leje.
“Të gjitha objektet që janë regjistruar deri më sot, qytetarët që i kanë lajmëruar kanë ndihmuar shumë në këtë proces dhe vlen të përshëndetet dhe të respektohet kjo qasje e qytetarëve në krejt territorin e Kosovës, ndoshta me mangë si të ndjeshme në komunat veriore, edhe në komunat tjera në kuadër të Kosovës. Ju njoftoj se edhe në pjesë e Mitrovicës Veriore kanë qenë të regjistruar mbi 650 ndërtime pa leje, gjithashtu edhe në pjesët e tjera ku qytetarët e komuniteti serb jetojnë ka të regjistruara”, tha Çeku.
Sipas tij, në të gjitha komunat serbe paraqitja e objekteve pa leje kalon numrin 5 mijë.
Ndërsa afatin shtesë të legalizimit, Çeku e justifikoi duke thënë se ka qenë shumë i nevojshëm, pasi që e ka mbi dyfishuar numrin e aplikimeve për objekte pa leje që kanë qenë deri me 5 shkurt.
“Justifikimi i bazuar për këtë shmangie nga afati i rregullt 5 shkurt 2015 është vet fakti se numri i ndërtimeve që janë shtuar prej shkurtit deri në ditën e sotme është mbi dyfish. Diku në shkurt kanë qenë rreth 160 mij ë objekte të ndërtuara të regjistruar në regjistër kombëtarë, ndërsa të dhënat e fundit nga dita e djeshme e 10 qershorit që i kam marrë nga regjistri kombëtarë janë mbi 332 mijë objekte që janë regjistruar, përkatësisht ndërtime në tërë territorin e Kosovës”, tha Çeku.
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për lar...
Ylli i Chelseat kërkon largimin pak ditë pas emërimit të Xab...
“Përvëlohet” Portugalia, temperaturat arrijnë mbi 40 gradë C...
Ushtarët amerikanë zhvillojnë stërvitje në Kampin Bondsteel
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...