Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, tha se, aktualisht deri në këto qaste kemi mbi 200 të vaksinuar.
Sipas tij, deri më tani total kemi rreth 29 mijë të vaksinuar.
“Sot jemi në ditën e 7 mbi procesin vaksinimit në sallën 1 tetori. Aktualisht deri në këto qaste kemi mbi 200 të vaksinuar, edhe sot kemi vazhduar po ashtu me personelin shëndetësorë. Statistikat totale deri më sot kemi kaluar 4 mijë doza të vaksinës Pfizer të aplikuara në sallën 1 tetori. Deri më tani total kemi rreth 29 mijë të vaksinuar. Dhe puna është duke vazhduar shumë mirë”, tha ai.
Ndryshe, vaksina Pfizer kanë ardhur në Kosovë javën e kaluar më një kontingjent prej 4680 vaksina.
Këto vaksina janë kanë ardhur për personelin shëndetësor të cilët për arsye shëndetësore nuk janë vaksinuar më vaksinat AstraZeneca.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë do të pranojë të mërkuren edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...