Forca paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë, KFOR, ka kontribuar në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt gjatë ditës së zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje.
Përmes një njoftimi, Zyra për Informim e Shtabit Qendror të KFOR-it, pjesëtarët e kësaj force kanë monitoruar vazhdimisht situatën në koordinim të ngushtë me OSBE-në, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
Sipas njoftimit, dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe shumë mirë e menaxhuar nga të gjithë akterët e përfshirë.
“KFOR-i ka zhvilluar një plan specifik që synon të kryejë detyrat e tij me vendosmëri, me kujdes dhe paanshmëri, duke vendosur më shumë se 2.020 ushtarë, 300 automjete dhe 5 helikopterë, disa prej të cilëve kanë aftësi evakuimi mjekësor. Sipas kërkesës specifike të OSBE-së, KFOR-i gjithashtu ofroi siguri për personelin e OSBE-së në komunat e banuara me serbë në veri të rajonit”, thuhet në njoftim.
Zgjedhjet e ditës së djeshme janë monitoruar edhe nga shumë organizata të ndryshme joqeveritare.
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...