Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka njoftuar të martën se në tetë muajt e parë të këtij viti është rritur numri i qytetarëve, që kanë udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Përmes një postimi në Facebook, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit gusht kanë udhëtuar 411 mijë e 162 udhëtarë, apo 11 për qind më shumë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell Arbresh.info.
“Sa i përket numrit të fluturimeve, gjatë muajit gusht pati rritje prej 6.4 për qind apo 1 mijë e 389 nisje të fluturimeve”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se që nga muaji janar e deri në muajin gusht, janë shërbyer 2 milionë e 334 mijë e 648 udhëtarë apo 13 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./Arbresh.info/
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos